Ballina Ekonomia ​INSTAT tregon pagën mesatare bruto në Shqipëri

​INSTAT tregon pagën mesatare bruto në Shqipëri

18
0

Gjatë tremujorit të dytë 2025, paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në Shqipëri ishte 83.906 lekë (862.9 euro sipas kursit aktual), me një rritje prej 11.7 për qind, krahasuar me tremujorin e dytë 2024.

Aktivitetet ekonomike me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit, informacioni dhe komunikacioni.

Rritja më e madhe e pagës, ishte në aktivitetin e administratës publike, sigurimi social i detyrueshëm, arsimi, shëndetësia dhe aktivitetet e punës sociale me një rritje prej 16.9 për qind, ndërsa rritja më e vogël ishte në aktivitetet financiare dhe të sigurimit me rreth 5.3 për qind.

Profesionet me pagë mesatare më të lartë se mesatarja kombëtare ishin menaxherë, ligjvënës, drejtorë ekzekutivë, specialistë me arsim të lartë (profesionistë).