Keu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ashpërsuar “opozitarizmin” duke reaguar me një meme në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga inteligjenca artificiale do të menaxhojë tenderat publikë.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: “Diella mori tenderat në dorë! Fitore! Të gjitha paratë Ramaduros! Lubia mbetet me lugë bosh!”
Berisha godet centralizimin ekstrem të pushtetit dhe kontrollin total të financave publike nga Rama, duke përdorur Diellën si fasadë teknologjike për të legjitimuar përqendrimin e tenderave në pak duar.