Ballina Rajoni Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vr*sjeje, ja çfarë gjeti policia gjatë arrestimit

Arrestohen 3 shqiptarë për tentativë vr*sjeje, ja çfarë gjeti policia gjatë arrestimit

17
0

Tre shqiptarë janë arrestuar në Selanik të Greqisë pasi rezultojnë të jenë autorë të një vrasje të mbetur në tentativë vitin e kaluar. Të arrestuarit janë të moshave 39, 30 dhe 23 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditur.

Ata janë pjesë e një organizate kriminale, ndërsa 39-vjeçari konsiderohet si koka e grupit, person i njohur për autoritetet greke. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, policia greke ju gjeti dhe sekuestroi armë të ndryshme si kallashnikovë, pistoleta, detonatorë, silenciatorë e fishekë, si dhe një sasi hashashi prej 28 kilogramë.