Ballina Politika PS nis reformën në Kuvend/ Që të hënën nis diskutimi për ndryshimin...

PS nis reformën në Kuvend/ Që të hënën nis diskutimi për ndryshimin e numrit të komisioneve parlamentare

21
0

Me konstituimin e Parlamentit te ri  dhe zgjedhjen e Niko Peleshit në krye, socialistët kanë përveshur mëngët për ti dhënë drejtim agjendës së tyre politike.

Porosia e Edi Rama e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin,  pritet të vihet në zbatim me të trokitur e hëna pasi  kryeparlamentari i ri pret  ne kryesine e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.

“Ftoj kryetarët e  grupeve parlamentare  për  një takim ditën e hënë me datës 15 shtator në ora 11: 00 në kryesinë e Kuvendit për të diskutuar dhe për të dorëzuar  propozime e tyre për kryesine e Byrosë së Kuvendit, sekretariatet e Kuvendit, përbërjen për këshillin e rregullores dhe mandatet  dhe këshillin për legjislacionin  dhe delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare“-u shpreh Peleshi.

Kjo ftese ngjan me shume si kortezi politike sesa  dëshirë për dialog pasi agjenda e ditëve në vijim tregon se socialist  e kane ndare mendjen për te ndryshuar numrin e komisioneve të  përhershme kuvendore  dhe drejtimin e tyre.

Për ta bërë realitet  shtimin e tyre nga 8 në 11,  është e domosdoshme  ndryshimi i Rregullores se Kuvendit, ndaj të martën mazhoranca ka parashikuar mbledhjen e Këshillit t ë Rregullores dhe Mandateve   për të shqyrtuar  dokumentin  ku shkruhen rregullat e bashkëjetesës politike  në Kuvend . Në të  njëjtën ditë projekt-vendimi për ndryshmin e komisioneve kuvendore do i kalojë seancës plenare që pasditen e 16 shtatorit   që do thirret për të votuar  me procedurë të përshpejtuar  rregulloren dhe strukturën e re te Kuvendit.

Teksa socialistet i kane idetë e qarta, demokratet duket se do ti imponohen serish forcës se kartonit  të shumicës qeverisëse pasi me ndryshimin  e komisioneve do te humbasin edhe një nga asetet e betejës politike, komisionin e integrimit i cili do te shkrihet me atë te jashtmin.

Me të mbyllur punën me komisionet , i vjen radha kabinetit Rama 4. Konferenca e kryetareve  që pritet të thirret të mërkurën do të përcaktojë kohen e debatit për qeverinë e re dhe programin e saj në dy seanca maratonë. Më votimin e qeverisë se re  pasditen e se premtes pritet që kabineti i ri ti drejtohet Presidencës për t’u betuar me dorën ne Kushtetuta para kreut te shtetit.