Ballina Kronika Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol

Mbanin armë dhe municione në shtëpi, arrestohen babë e bir në Mifol

25
0

Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, babë e bir, banues në fshatin Mifol, pasi u gjeti në shtëpi armë zjarri dhe municione.

“Në kuadër të punës së pandërprerë për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, si dhe për të parandaluar ngjarje të rënda kriminale që mund të ndodhnin nga përdorimi i tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Duo”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit: B. K., 49 vjeç, me precedent penal të mëparshëm për armëmbajtje pa leje; ⁠K. K., 21 vjeç, djali i tij, banues të dy në fshatin Mifol”, tha policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, në fshatin Mifol, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike me fishek në fole gati për qitje, 1 krehër me municion, rreth 200 gëzhoja dhe 1 armë të ftohtë (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.