Ballina Ekonomia Në 7 tetor nisin transaksionet në SEPA, BSH: Komisionet do të jenë...

Në 7 tetor nisin transaksionet në SEPA, BSH: Komisionet do të jenë 5 herë më të ulëta

23
0

Më 7 tetor, do të nisin transaksionet e para në euro në zonën SEPA për Shqipërinë, që pas anëtarësimit në Zonën Unike të Pagesave në nëntor të vitit të kaluar. Të 11-të bankat vendase kanë kryer të gjitha investimet dhe testimet e duhura për të ofruar këtë shërbim, që, siç shpjegon Ledia Bregu nga Banka e Shqipërisë, do të kushtojë deri në 5-fish më pak për shqiptarët.

“Parimi i transaksioneve SEPA në të gjithë zonën unike të pagesave është i tillë që nuk mund të kushtojnë më shumë pagesat ndërkufitare se ç’kushtojnë pagesat brenda vendit. Për ato transaksione që iniciohen elektronikisht nga aplikacionet, nga mobile banking minimumi nuk mund të kushtojnë më shumë sesa 2 euro, mund të kushtojë edhe zero, por jo më shumë se 2 euro. Për vlera transaksionesh deri në 100 mijë euro, tavani i komisionit nuk mund të jetë më shumë sesa 0.01% e shumës, pra flasim për pak euro, 1-10 euro. Dhe për vlera transaksionesh ndërbankare mbi 100 mijë euro, këto komisione nuk mund të shkojnë më shumë sesa 25 euro”, tha Ledia Bregu Drejtore e Departamentit te Sistemebe të Pagesave, BSH.

Nga ana tjetër, për ato transaksione ndërkufitare që do të kryhen fizikisht në sportelet e bankës, komisionet do të jenë më të larta.

Në krahun e kundërt, për veprimet që bëhen në bankë me prezencë fizike, të cilat konsiderohen si transkasione që nuk janë të iniciuara elektronikisht, kjo edhe për të dekurajuar prezencën fizike, e cila është e kushtueshme, këto komisione sigurisht që janë më të larta. Flasim këtu për rreth dyfish, 0.02% do të jetë komisioni për transaksione deri në 100 mijë euro që kryhen fizikisht në sportelet e bankës. Kjo edhe për të dekurajuar, por edhe sepse ka kosto më të lartë puna e bërë fizike. Transkasionet elektronike janë më të shpejta, më të besueshme, më të lira dhe më komode”,

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Mbikëqyrës, Banka e Shqipërisë uli deri në 10 herë komisionet për pagesat në euro që bëhen brenda vendit, duke krijuar kështu edhe mjedisin e nevojshëm që edhe transfertat ndërkufitare që do të kryhen në SEPA, të mos kushtojnë më shumë se ato që bëhen në ekonominë e brendshme.