Ballina Kronika DURRES/ Zbulohet eksploziv në afërsi të hotelit vëllait Vangjush Dakos, Policia drejt...

DURRES/ Zbulohet eksploziv në afërsi të hotelit vëllait Vangjush Dakos, Policia drejt vendit të ngjarjes, evakuohen banorët e zonës

0
76

Një sasi lënde plasëse është konstatuar nga kalimtarët e rastit në lagjen 1 të qytetit të Durrësit. Burime thonë se forcat e policisë janë njoftuar për një sasi lënde eksplozive në afërsi të shëtitores “Taulantja”, pranë një hoteli.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë janë lajmëruar edhe skuadra xhenio, që pritet të mbërrijnë nga momenti në moment.

Lënde plasëse në afërsi të hotelit të Vangjush Dakos. Policia eshte njoftuar permes një mesazhi.

Pas sinjalizimit, forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke evakuuar njerëzit përreth. Për neutralizimin e mjetit shpërthyes është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të njësisë antieksploziv, të cilët kanë bërë shpërthimin në mënyrë të kontrolluar.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por ngjarja ka krijuar kaos dhe frikë në një zonë turistike tejet të frekuentuar në këtë periudhë të verës. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe motivet e vendosjes së eksplozivit.