Ballina Europë Zgjedhjet Lokale në North Rhine-Westphalia/ CDU dhe Merz ruajnë epërsinë, AFD trefishon...

Zgjedhjet Lokale në North Rhine-Westphalia/ CDU dhe Merz ruajnë epërsinë, AFD trefishon votat dhe shënon fitore historike

18
0

Për herë të parë  që  pas ardhjes në pushtet të koalicionit CDU/SCU me socialdemokratët (SPD) janë  zhvilluar zgjedhjet lokale, pikërisht në landin NRW.

Ndërsa u mbyllën qendrat e votimit në North Rhine-Westphalia, qyteti më i populluar i Gjermanisë, parashikimet fillestare treguan se partia e qendrës së djathtë e kancelarit gjerman Friedrich Merz ishte gati për fitore  por edhe AfD e ekstremit të djathtë ka arsye për të festuar.

CDU-ja e Merz pritet të marrë rreth 34% të votave, e ndjekur nga SPD-ja e qendrës së majtë me 22.5% dhe AfD-ja e ekstremit të djathtë me 16.5%  mbi tre herë më shumë se 5.1% e mbështetjes që siguruan në vitin 2020.

Këto janë zgjedhjet e para lokale që kur kancelari Friedrich Merz mori detyrën në maj. AfD ka arritur fitore historike në zgjedhjet e fundit, duke u bërë forca e dytë politike më e fortë në nivel kombëtar këtë vit .

Edhe pse baza e saj e votuesve është kryesisht nga shtetet e Gjermanisë lindore, AfD shpreson të përfitojë nga zhvendosja drejt së djathtës në Gjermaninë perëndimore .

Demokratët e krishterë konservatorë (CDU) dolën si partia më e fortë në zgjedhjet lokale të North Rhine-Westphalia, ndërsa Alternativa për Gjermaninë (AfD) e ekstremit të djathtë shënoi fitore të mëdha.

Socialdemokratët (SPD) të qendrës së djathtë dhe të Gjelbrit humbën terren, sipas një parashikimi nga transmetuesi WDR. CDU mori 34%, duke u përputhur përafërsisht me rezultatin e saj historikisht të dobët prej 34.3% në vitin 2020. SPD u rendit e dyta me 22.5%, pak më poshtë nga 24.3% pesë vjet më parë.

AfD e trefishoi pjesëmarrjen e saj në vota në 16.5% nga 5.1% në vitin 2020. Të Gjelbrit pësuan humbje të mëdha, duke rënë në 11.5% pas një rekordi prej 20% në zgjedhjet e fundit lokale.