Superylli botëror, Beyoncé, ka tërhequr vëmendjen në mbrëmjen bamirëse me temë kazino, të organizuar nga bashkëshorti i saj, Jay Z.
Këngëtarja u shfaq e mrekullueshme me një fustan të artë me dekolte të thellë dhe e zbukuruar me diamantë, duke lënë pa fjalë të pranishmit.
Ngjarja, e cila mblodhi shumë emra të njohur të botës së muzikës, filmit dhe biznesit, kishte për qëllim grumbullimin e fondeve për kauza humanitare.
Si gjithmonë, prania e çiftit më të fuqishëm në industrinë e muzikës u shoqërua me interes të madh mediatik.







