Ballina Sport Massimiliano Allegri zbulon objektivin që Milani e do me çdo kusht këtë...

Massimiliano Allegri zbulon objektivin që Milani e do me çdo kusht këtë sezon

21
0

Milani i Massimiliano Allegrit siguroi tri pikë të rëndësishme në San Siro ndaj Bolognas, falë një goli vendimtar nga mesfushori me përvojë Luka Modric.

Kroati 40-vjeçar, i transferuar këtë verë nga Real Madridi si lojtar i lirë, shkëlqeu në fitoren minimale 1-0.

Duke folur pas ndeshjes për DAZN, trajneri Max Allegri u shpreh në lidhje me objektivat e skuadrës kuqezi e zi këtë sezon.

“Ne duam të arrijmë në Ligën e Kampionëve me çdo kusht, por e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Grupi po punon me intensitet të madh dhe fryma e vetëmohimit që shoh në fushë është çelësi për të kapërcyer vështirësitë. Çdo ndeshje, çdo seancë stërvitore është një mundësi për të treguar sa shumë na intereson kjo fanellë”, deklaroi Allegri.

Trajneri kuqezi lavdëroi veçanërisht autorin e golit, i cili sipas tij është kampion absolut.

“Luka është një kampion absolut. Përvoja e tij është thelbësore për ne. Ai nuk tërhiqet kurrë dhe është shembull për shokët e skuadrës, jo vetëm me klasin e tij, por edhe me gatishmërinë për t’u sakrifikuar për ekipin. Goli i tij ishte shpërblimi i merituar për gjithë punën që po bën”, nënvizoi Allegri.

Pavarësisht se këtë javë festoi 40-vjetorin e lindjes, Modric luajti plot 90 minuta dhe u shpall “Lojtari i ndeshjes”. Forma e tij tregoi edhe një herë rëndësinë që ai mund t’i japë Milanit në sezonin aktual.

Mungesa e angazhimeve evropiane për kuqezinjtë mund të jetë një avantazh për Modricin, duke i ofruar më shumë kohë rikuperimi mes ndeshjeve të rëndësishme në Serie A.