Nga Edvin Kulluri
Dekretimi i Diellës si ministrja virtuale e Prokurimeve Publike, është një akt i qartë anti-kushtetues që nuk pse ta konfirmojë as Gazment Bardhi e askush tjetër. Si Kushtetuta ashtu dhe Ligji Për Organizimin dhe Funskionimin e Këshillit të Ministrave, shprehen qartë se ministri është person me përgjegjësi para akushtetutës dhe ligjit. E po ashtu ministri është titular i institucionit që mban marrëdhëniet me palët e treta. Për këtë arsye edhe votohet në parlament nëse plotëson kriteret politike dhe ligjore. Me tej akoma funksioni i ministrit nuk delegohet e aq më pak tek një program kompjuterik. Por në cmëndurinë e kësaj kohe, edhe këtë kishim mangut. Diella në vetvete nuk eksziston as juridikisht e as politikisht. Por ja që për deputetët e PS dhe Presidentin qëndron e kundërta. Jo sepse Diella krijon bindjen e të qënit vërtetë ministër, por sepse ata i binden çdo marrëzie që del nga goja dhe firma e kryeministrit Rama. E në këtë pikë as Rama nuk është problemi. Se mirë që dalldis kryeministri se njeri është dhe ai tek e fundit, puna qëndron pse dalldisën këta të tjertët që e votuan e dekretuan Diellën.
Historia ka treguar se marrëzia në politikë kur kthehet në sistem nuk është çështje e udhëheqësit apo një kaste udhëheqëse. Por çështje e atyre që e mbajnë në këmbë një mekanizëm të tillë. Dhe rasti më elokuent ka qënë rrëfimi i Eichman, komandantit të kampit të përqëndrimit në Aushvic, gjatë procesit të gjykimit të tij për krime kundër njerëzimit në Jeruzalem. Eichman që ishte përgjegjës për mijëra viktima të Holokaustit në Aushvic, i pyetur për krimet monstruoze të kryera nën drejtimin e tij, kishte vetëm një përgjigjë ndaj prokurorëve izrealitë: “Çdo gjë e kam bërë me urdhër të Fyhrerit”. i pyetur pse ishin vrarë gra, burra dhe fëmijë nën urdhrat e tij, ai kishte vetëm një përgjigje. Eichman nuk mendonte, nuk ndjente, nuk gjykonte. Eichman ishte i zhveshur nga moraliteti, dhe i armatosur me bindjen e verbër ndaj Hitlerit dhe mekanizmit të tij kriminal. Pra një copë mishi që fliste dhe firmoste. Por edhe po të votonte në Bundestagun eRajhut të trëtë, do të bënte të njëjtën gjë. Thjesht do ngrinte dorën për çfarë do i kërkonte Adolfi i tij i dashur. E historia e diktaturave është historia e Eichmanit dhe Eichmanëve që vijnë nga thellësia e dekadave totalitariste naziste e komuniste nga Aushvici në Yakutsk-un e largët Siberian, ku kanë vdekur në kushte ç’njerëzore miliona viktima të rregjimit Stalinist e deri në Kamboxhian e Pol Potit.
Natyrisht që Shqipëria e Edi Ramës nuk është një diktaturë apo shtet totalitar. Por që drejtohet nga diktati i kryeministrit është pak por e sigurtë. Mbase rrethanat gjeopolitike dhe freskia e memories së komunizmit e bëjnë të pamundur kalimin nga një qeverisje hibride si kjo e jona në diktaurë. Por vullneti dhe shërbëtorët e udhëheqësit të qeverisjes nuk mungojnë. ingredientët janë gati, mungon vetëm dëshira e kuzhinierit dhe menuja. Por e ardhmja është e panjohur, ndaj edhe vend për shumë optimizëm nuk ka.
Diella as do vrasë pa vendim gjykate e as do burgosë kërkënd për fjalën e lirë. Thjeshtë përmes algoritmeve do shpallë fituesë tenderash që. Por ama nuk është çudi që eskperimente sa cinike e sa intrasigjente të një Kryeministri jashtë çdo kontrolli demokratik, të vijojnë. Fjala vjen Ramës mund t’i fanepset që të ndryshojë ligjet e të lejojë krijimin e njerëzve në laborator përmes ADN së një individi siç u eksperimentua me delen Dolly disa vite më parë. Askush nuk do ta kundërshonte në shumicën parlamentare të PS e as Presidenti i radhës i dalë nga e njëjta mazhorancë.
Do ishte një ide jo e keqe e Ramës për shembull që të klononte Zegjinenë në 61 kopje e ta kandidonte për kryetare të 61 bashkive të vendit! Në PS të gjithë do ishin dakort e elektorati socialist do votonte me entuziazëm këtë “ide gjeniale” të kryetarit. Natyrisht që do ndiheshin dhe krenarë se si gazetat më prestigjioze të botës do ti bënin jehonë marrëzisë së rradhës. Biles ndonjë eurodeputet që festoi vrasjen e Charlie Kirk, do jepte dhe ndonjë intervistë “si e njoha Zegjinenë në Bruksel”! Fundja një video në Instagram sot vlen më shumë se “Fshatarët” e Balzak. Me një telefon në dorë e një llogari në Tik-Tok, për pak sa u zgjodh deputet Adriatik Lapaj, nipi i Ana Dajkos.
E pra siç thosh Ajnashtajni se “universi dhe budallallëku njerëzor janë të pafundëm”, nuk do çuditemi më me asgjë në muajt e vitet që na presin. Eichman bota ka pasur e do ketë gjithmonë. Cirk pa spektatorë e autokratë pa shërbetorë nuk mund të ketë! Për një rrogë e për një vend pune në Shqipërinë tonë të dashur kemi parë e dëgjuar çudira. Por një gjë është e sigurtë, problemi nuk është Diella që përpunon algoritme, por Eichmanët të cilët që nga Kukësi e deri në Konispol janë votuar për të kënaqur talljet e Ramës me republikën tonë qesharake!