Ballina Kronika Postoi në rrjete sociale video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet i...

Postoi në rrjete sociale video ku shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet i riu që theu ‘arrestin shtëpiak’

57
0

Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për thyerje të arrestit shtëpiak si dhe postim në rrjetet sociale të pamjeve ku shfaqeshin keqtrajtime kafshësh.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet K. M., 33 vjeç.

Njoftimi Policisë

Postoi në rrjete sociale video në të cilat shfaqeshin keqtrajtime të kafshëve, arrestohet 33-vjeçari. Ai u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Menjëherë pas njoftimit për raste të keqtrajtimit të kafshëve në fshatin Rrasë, të cilat ishin dokumentuar nëpërmjet disa videove të publikuara në rrjete sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kryen veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Si rezultat, u vu në pranga shtetasi K. M., 33 vjeç. Ai u lokalizua jashtë banesës së tij, në fshatin Rrasë, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i ishte caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.