Diego Simeone ka reaguar pas incidentit që ndodhi në fund të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes Atletico Madridit dhe Liverpoolit, të cilën skuadra spanjolle e humbi 3:2.
Trajneri argjentinas tha se shpërthimi i tij ishte një reagim “njerëzor” ndaj abuzimit të vazhdueshëm nga tifozët.
Simeone u përjashtua pasi u përball me një tifoz pas përfundimit të sfidës, i irrituar nga fyerjet e shumta që pretendon se i ishin drejtuar gjatë gjithë takimit.
“Të fyejnë për 90 minuta rresht dhe ti nuk mund të thuash asgjë vetëm sepse je trajner… Reagimi im nuk është i justifikueshëm, por është njerëzor. Nuk e di si do të ndiheshin të tjerët nëse do të ishin në vendin tim”, deklaroi Simeone.
Megjithatë, Simeone nuk pranoi të zbulonte natyrën e fyerjeve që kishte dëgjuar, duke shtuar.
“Nuk është puna ime të zgjidh problemet e shoqërisë në një konferencë për shtyp”, deklaroi trajneri argjentinas.