Ballina Politika “Shqipëria në diktaturë”/ Berisha mbledh grupin parlamentar: Rama me skenar të përgatitur,...

“Shqipëria në diktaturë”/ Berisha mbledh grupin parlamentar: Rama me skenar të përgatitur, shpalli luftë të hapur

20
0

Pas kaosit në kuvend, Sali Berisha mblodhi grupin e PD në seli, ku akuzoi kryeministrin Rama se kishte ardhur me skenar për të ndërprerë seancën.

Kreu i PD Sali Berisha: Sot në Kuvend ishte një skenar i përgatitur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një program qeverie të kalojë për 5 minuta, siç ndodhi sot. Kjo është dhunë brutale ndaj popullit shqiptar. Ky është dhe akt brutal ndaj opozitës. Duhet të veprojmë.

Kryeministri Edi Rama, me aktin e tij, asgjësoi votat e atyre që morën në votim, shpalli luftë të hapur me një skenar të përgatitur bashkë me kreun e parlmentit, që është një individ skllav i krimit dhe i korrupsionit të vet dhe tregoi që është i aftë të zbatojë çdo skenar që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.