Ballina Lifestyle Poppy Delevingne shkëlqen me një pamje elegante në të kuqe, në krah...

Poppy Delevingne shkëlqen me një pamje elegante në të kuqe, në krah të Emma Weymouth në eventin “The Butler Did It”

19
0

Modelja dhe aktorja britanike Poppy Delevingne ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje mahnitëse në eventin ekskluziv “The Butler Did It”, të mbajtur në ambientet luksoze të Raffles Hotel.

E veshur me një fustan të gjatë të kuq zjarr, që i rri për mrekulli shtatlartë dhe thekson linjat e saj elegante, Poppy u shfaq me një stil të sofistikuar dhe hijerëndë, duke reflektuar klas dhe vetëbesim. Pamja e saj e rrumbullakosur, me flokë të stiluar natyrshëm dhe aksesorë minimal, ishte një kombinim perfekt për natën glamuroze.

Në këtë mbrëmje të modës dhe elegancës, ajo u pa në shoqërinë e Emma Weymouth, markezeshës së parë me ngjyrë në Britani dhe një ikonë stili më vete.

Dyshja u fotografuan teksa buzëqeshnin dhe shijonin atmosferën luksoze të eventit, duke tërhequr sytë e të ftuarve dhe të pranishmëve në media.

“The Butler Did It” është një event i njohur për mikpritjen e emrave të mëdhenj nga bota e modës, artit dhe aristokracisë, dhe këtë herë nuk munguan yjet me paraqitje të kuruara deri në detaj.