Ballina Opinion Parlament regjimi apo Cirku?

Parlament regjimi apo Cirku?

17
0

5 minuta në seancën e para pas konstuitimit, Parlamenti Shqiptar konfirmoi regjimin në të cilin jetojmë. Fatet e çdo shqiprtari të sapolindur e deri në prag të vdekjes varen nga deliri deri në çmendi i një piktori, që e ka kthyer vendin në një cirk, ku çdo majmun e dele, duhet të kërcejë sipas muzikës së tij.

Pasi urdhëroi Bajram Begajn të nxirrte një dekret anti-kushtetues për fantazinë e tij, e projektin e Toni Blair, Edi Rama futi Diellën e pavotuar që të mbante fjalën e saj në Kuvend. Teatri kaloi në një tjetër nivel, duke detyruar opozitën që të pranojë të marrë rolin e vetë në këtë tragjikomedi, si kritike arti në fund të skenës, ose të dal nga salla.

Ka një shqetësim, në shtim, nga disa dashamirës por edhe kritikë të opozitës, se me ngritjen e zërit kundër aktit anti-kushtetues të Edi Ramës, i dhanë kryeministrit mundësinë që të realizonte planin e tij, për kalimin e qeverisë dhe programit pa debat. Se i hoqën qytetarëve mundësinë që të dëgjonin programin 4 vjeçar, dhe premtimet për Shqipërinë 2030.

Është naivitet të mendosh, se pas vjedhjes së zgjedhjeve me grupe kriminale,  blerjen e votave me para korrupsioni, me përdorimin e fondeve shtetërore për të shtypur vullnetin e qytetarëve, Edi Rama do të ndryshonte dhe do të qeveriste me parime demokrtike në shërbim të vendit.

Edhe nëse teatri do të zgjaste 25 orë, sërish konkluzioni do të ishte i njëjtë, do të dëgjonim recitime të fjalimeve të shkruara nga Diella dhe në fund një opozitë që do të sillej si kritike arti, që do të replikonte me Diellën, shpikjen e radhës së Piktorit, që kërkon të tërheq popullin drejt teatrit të tij.

Do të ishte fatkeqësi për vendin, nëse opozita do ti jap Edi Ramës normalitetin që kërkon për ligjërimin e vjedhjes së zgjedhjeve më 11 Maj. Por nga ana tjetër do të jetë po aq fatkeqe edhe vetë opozita, nëse do të sillet si viktimë e shtypjes nga Edi Rama.

Në këto kushte, gjithkush që mendon se jeton në një regjim ku 82 deputetë votojnë si dele për një program të palexuar dhe një kabinet të paprezantuar, fasadë normaliteti nuk mund të pretendojë. Dhe nëse pranojmë se jetojmë në një regjim, sjellja duhet të jetë e tillë, jo vetëm në parlament.

Parlamenti mbetet foltorja kryesore e opozitës, por duhet patur parasysh se Edi Rama mund të mbyll vetëm sallën me 140 karrige, dhe jo fotloren e opozitarizmit. Ndaj lypet, që salla e Kuvendit për opozitën të mos jetë vetëm ajo të rruga e Elbasanit. Por sallë mund të jenë 3 inceneratorët e 400 milionë eurove, mund të jetë tuneli i Llogarasë, mund të jenë Tigrat e Belës, Porti i Alabarit, kullat e korrupsionit, AKSHI, mund të jetë çdo rrugë e lagje e Shqipërisë ku qytetarëve ti flitet përballë.

Nuk ka nevojë për protesta, por për një grup parlamentar kompakt dhe një opozitë kompakte që e bashkuar të dali në rrugë e tu flasi qytetarëve në sy, dhe nëse Edi Rama do të mbajë sërish të mbyllur me dryn këtë sallë, atëherë parlamenti i opozitës mbetet vetëm rruga.

Për opozitën parlamenti nuk mund të nisi as me prezantimin e Kabinetit qeveritar, qoft ky edhe kushtetues, as me prezantimin e programit Shqipëria 2030, por sesioni duhet të nis me hetimin e aferave 12 vjeçare të Edi Ramës dhe demaskimin e kriminalizimit të shtetit. E deri sa kjo të ndodh, çdo minutë qëndrimi i opozitës në Parlament si fasadë e cirkut të Edi Ramës, do të jetë tragjedi për vendin!