Moti parashikohet të ketë rritje të vlerave barike në territorin shqiptar për pasojë moti i kthjellët do të dominojë përgjatë gjithë mëngjesit deri ne mesditë.
Orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të territorit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat verilindore- juglindore, megjithatë nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të mbetet dominant edhe gjatë natës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.