Ballina Sport Guardiola: Haaland, Messi dhe Cristiano janë nga një tjetër planet

Guardiola: Haaland, Messi dhe Cristiano janë nga një tjetër planet

20
0

Pep Guardiola u shfaq shumë i kënaqur pas triumfit të Manchester City ndaj Napolit në “Etihad Stadium”.

Tekniku spanjoll nuk kurseu superlativat për De Bruyne, i cili u largua nga fusha pas vetëm 26 minutash.

“Ajo që Kevin ka bërë për më shumë se 10 vite me ne nuk mund të përshkruhet me fjalë. Pa të nuk do të kishim fituar kurrë aq shumë. Dashuria e tifozëve për të u pa qartë sot”.

Guardiola vlerësoi edhe qëndrueshmërinë e Napolit të Contes: “Rezistenca e skuadrave të tij është fantastike, unë nuk jam i aftë për këtë. Nëse skuadra ime mbetet me 10 lojtarë, nuk di të rezistoj si Napoli”.

Ndeshjen e zhbllokoi Erling Haaland, i cili shkroi historinë duke u bërë lojtari më i shpejtë që arrin 50 gola në Champions League, në vetëm 49 ndeshje. Për norvegjezin, Guardiola tha: “Ai, Messi dhe Cristiano janë nga një tjetër botë. Me Erling përpara kemi shumë besim”.