Ballina Politika Rama pjesë e rrjetit Soros/ Gjoni: Diella, një incizim, duhet të fliste...

Rama pjesë e rrjetit Soros/ Gjoni: Diella, një incizim, duhet të fliste vetë, nuk duhej të prisnim që të thoshte Rama, ndize

22
0

Në bisedën në studio me moderatorin Edvin Parruca kanë komentuar zhvillimet e fundit politike por në mënyrë të veçantë shfaqjes publicitare të ministrit me Inteligjencë Artificiale, “Diella”, prezantuar nga kreu i rilindjes.

Juxhin Gjoni: Unë jam në një parti të djathtë në Belgjike dhe kemi para disa komente në Evropë nga momenti që kryeministri tha që do ketë për herë të parë në botë një ministre me Inteligjencë artificiale. Më shumë besoj  kanë qëndruar tek komentet që është institucioni i parë botëror dhe jo diçka tjetër. Dhe thonë se si Shqipëria një vend kaq i vogël do jetë shumë avangardë.

Mbaj mend një intervistë të zotit Klosi që po fliste për këtë që po vinte, mbaj mend edhe gazetarët që i kundërpërgjigjeshin se si do ta bëni dhe pse nuk e kanë bërë vende të tjera.

Në Belgjikë Diella ka ekzistuar ndër vite dhe nuk ka patur nevojë një show kaq të madh. Sepse aty ku funksionon shteti, ku funksionojnë ligjet dhe ku funksionojnë sistemet nuk ka nevojë për një show të inteligjencës artificiale. Edhe “Diella” është në mendimin tim, thjesht një aplikacion, një algoritëm që do të krijojë qeveria për tenderat, ashtu siç është edhe në Belgjikë me te gjithë kategoritë e veta dhe të gjithë. Thjesht këtu zotit Rama i pëlqen që të bëjë pak bujë dhe njerëzit që i vijnë ati nga mbrapa e i thonë, sa mirë, sa bukur. Tani le ta marrim Diellën si një gjë të bukur. Që tani Shqipëria një vend kaq i vogël po krijon një ministri të inteligjencës artificiale.

Përgjigja e parë që duhet të na japë Diella, është se kush e mirëmban. Pra duhet të na japë tenderin, kush është mbrapa, cila është kompania që është pas Diellës. Sepse nuk është një gjë që nga ra nga qielli dhe që patëm ne kaq shumë fat që na ra këtu në Tiranë. Pra duhet të na informojë për këtë.

Duhet të na informojë se cilat janë qëllimet e Diellës dhe mbase sot merret me tendera e nesër mund të jetë një ministri tjetër.

Por sidoqoftë ne duhet te shohim a është e vërtetë pastaj gjithë kjo. Këtu ne mund të japim disa përgjigje. Por kur unë kam qene aktiv në anën filantropike, nëse mund ta them kështu, Diella që të mund të funksionojë ka nevojë për disa IT dhe disa kompjuterë. Shkollat këtu nuk kanë laboratorë dhe ekipe. Pra mund ta kuptojmë se kjo është një farsë e zotit Rama, thjesht për vëmendje.

Pastaj duhet të përqendrohemi tek ajo që tha Diella dje. Ose nëse e shikojmë që më përpara, nuk duhej të prisnim që të thoshte Rama ndize. Diella duhet të fliste vetë dhe nuk duhet të ishte një incizim siç u bë. Kjo ishte thjesht një video.

Pra duhet ta shohim edhe kështu. Dje u promovua si një video. U vunë dy ekrane në parlament. Kryeministri e tha, ta shohim. Dhe duhet të fokusohemi tek ajo që tha. Diella nëse ishte një institucion për tenderat, ajo duhet të fliste për tenderat jo për kushtetutën. Ajo është shkruajtur nga njerëzit për një shtet dhe se si ai duhet të funksionojë për të drejtat e njerëzve.

Diella e kaloi këtë. Tha unë nuk jam një person, jam një institucion, nuk jam një kromozom, kjo është tamam ajo që shohim ne në Amerike por edhe në Bashkimin Evropian. Minimalizimi i njeriut. Pra ti nuk je Edvini, unë nuk jam Juxhini, ti mund të jesh çfarë do ti, thjesht funksiono. Eshtë kjo që mundohen wokistët të sjellin në botë në tregun kombëtar. Tek kromozomet është diferenca kryesore e njerëzve që janë pro woke dhe atyre që janë kundër. Se ti mund te jesh ashtu siç ndihesh. Unë mund të them që jam një mace një zog. Por ne e themi që nuk je kështu sepse ti nuk ke kromozomet, nga ana njerëzore, ti mund te ndihesh si të duash por në qoftë se ti ke diçka, një doktor do shikoje kromozomet para se të marrë vendimin e vet.

Në diskutimet që kemi patur ndër vite e kemi thënë që Edi Rama është pjesë e rrjetit të Sorosit, majtist. Edhe unë besoj që ai mund te jetë pjesë e një skeme pastrimi parash e anës ekonomike të shoqatës së Sorosit. Jo aq  shumë ideologjike. Por me këtë që shohim tani, shohim që nuk është vetë personalisht por duhet ti bindet agjendës së Shoqërisë së Hapur….