Ballina Bota Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e aktivistit konservator emërohet drejtoreshë ekzekutive...

Pas vrasjes së Charlie Kirk, bashkëshortja e aktivistit konservator emërohet drejtoreshë ekzekutive e Turning Point USA

0
25

E veja e Charlie Kirk, aktivistit konservator të vrarë në një kampus kolegji javën e kaluar, u zgjodh unanimisht të enjten si drejtoresha e re ekzekutive e Turning Point USA, grupi që Kirk themeloi për  votuesit e rinj për kauzat republikane.

Zgjedhja e Erika Kirk nga bordi i Turning Point USA vjen në një kohë kur e ardhmja e organizatës dhe roli i saj në tërheqjen e votuesve të rinj në zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres të vitit të ardhshëm është vënë nën shqyrtim të thellë që nga vrasja e Kirk . Presidenti Donald Trump i ka dhënë meritën Charlie Kirk për ndihmën që i ka dhënë për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në votime dhe për të fituar Shtëpinë e Bardhë.

“Charlie na përgatiti të gjithëve për një moment si ky. Ai punoi pa u lodhur për të siguruar që Turning Point USA të ndërtohej për t’i mbijetuar edhe sprovave më të mëdha. Dhe tani, është krenaria jonë e madhe të njoftojmë Erika Kirk si CEO-n e re dhe Kryetaren e Bordit për Turning Point USA”, njoftoi bordi

Tyler Robinson , 22 vjeç, akuzohet për të shtënë me pushkë nga një çati që vrau Kirk, 31 vjeç, gjatë një aktiviteti në kampus në Universitetin Utah Valley më 10 shtator.

Në një video-adresim pas vrasjes së Kirkut, Erika, 36 vjeç, sinjalizoi se do të merrte përsipër misionin e burrit të saj për të rekrutuar të rinj amerikanë për kauza konservatore. Kirk ndan besimin e krishterë dhe vlerat konservatore të burrit të saj.

“Nuk e ke idenë se çfarë zjarri ke ndezur brenda kësaj gruaje, britmat e kësaj vejushe do të jehojnë në të gjithë botën si një britmë beteje,” tha ajo.