Ballina Politika Ministrja e re e shëndetësisë tallet që në prezantim, sheh “strukturë shembullore”...

Ministrja e re e shëndetësisë tallet që në prezantim, sheh “strukturë shembullore” në spitale, Edi Rama gjen zgjidhje tek IA. Intelegjenca të ruajt ministre!

60
0

Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala, sapo ka marrë detyrën i ka futur një të tallur me qytetarët po se po , po edhe me ata që ishin të pranishëm, ndërsa duket sikur ka zbuluar një Shqipëri tjetër. “Megjithëse nuk e njihja dhe mund të kisha humbur, ndryshimet janë të dukshme. Është më mirë nga ana strukturore se sa në spitalet ku kam punuar. Kur sheh sa mirë është ana e strukturës së spitaleve…”, tha ajo, duke dhënë përshtypjen se sistemi ynë shëndetësor qenka pothuajse model – të paktën në letër e fasada.

Në prezantimin e saj ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili premtoi një partneritet me një nga kompanitë më të njohura në fushën e inteligjencës artificiale për shërbimin shëndetësor.

Por, teksa kryeministri flet për teknologji dhe AI, spitalet shqiptare përballen me mungesa elementare: dezinfektim dhe medikamente. Sado të përpiqet Rama të “mbulojë diellin me shoshë” dhe ministrja e re të shfaqet optimiste, gjendja e shëndetësisë në vend mbetet katastrofike. Për ta kuptuar këtë, mjafton një vizitë e vetme në spitalet publike.

Zoti të ruajt ministre nga Intelegjenca Artificiale se për ilace dhe probleme te tjera është një minister duke u hetuar, por jo vetëm ai. Mbaje mirë edhe me ata nga ke ardhur se nuk i dihet modelit! Ky i joni është shembullor se jetojnë edhe pa ilace ose duke shkundur xhepat..