Ballina Kuriozitete Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

Pas zbulimit, diamanti i dytë më i madh në botë pret çmimin

23
0

Diamanti i dytë më i madh në botë shumë shpejt mund të ketë një shtëpi të re në një muze apo koleksionin e një sheiku, por fillimisht duhet të vlerësohet, raporton AFP.

I zbuluar vitin e shkuar në Botsvana, diamanti 2.488 karatë i quajtur Motswedi po analizohet nga HB Antwerp.

“Momentalisht është shumë e vështirë që t’i vendosim një çmim”, tha drejtori i marrëdhënieve publike të kompanisë.

“Fillimisht duhet të inspektojmë gurin dhe të shohim çfarë mund të përftojmë prej tij në formë të pastër.”

Diamanti peshon gjysmë kilogramë dhe u zbulua verën e shkuar në minierën Karowe në vendin kryesor të zbulimit të diamanteve në Afrikë.

Miniera është në pronësi të kompanisë kanadeze Lucara Diamond, e cila bashkëpunon me HB Antwerp për të përballuar përpunimin dhe reklamimin e diamantëve që tejkalojnë 10.8 karatë.

Kompania po reklamon Motswedi si pjesë të një koleksioni me katër margaritarë, përfshirë edhe diamantin e tretë më të madh në botë, të cilët janë gjetur në të njëjtën minierë.

Edhe pse është e vështirë që në këtë pikë të vlerësohen ndaras, së bashku ky koleksion mund të arrijë në të paktën 100 milionë dollarë.

Para Motswedi, diamanti më i madh i zbuluar në Botsvana ishte 1.758 karatë dhe quhet Sewelo. Ndërsa diamanti më i madh i çmuar besohet të jetë Cullinan që u gjet në vitin 1905 në Afrikën e Jugut dhe peshon 3.106 karatë.

Mes diamantëve që kanë dalë prej tij është Ylli i Afrikës që bën pjesë në margaritarët e kurorës britanike që gjendet në Kullën e Londrës.