Ballina Politika Largohet nga detyra kryetari i njësisë administrative Ishëm, emërohet i riu! 4...

Largohet nga detyra kryetari i njësisë administrative Ishëm, emërohet i riu! 4 dorëheqje të tjera i dorëzohen kryebashkiakes së Durrësit

185
0

Kryetari i njësisë administrative Ishëm Kadri Gjyli, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Lajmin e ka bërë vetë Gjyli të ditur nëpërmjet një statusi në rrjete sociale ku falënderon të gjithë banorët e zonës, kolegët e bashkëpunëtorët për gjatë gjithë mandatit që i ka shërbyer Ishmit.

Sakaq, në vend të tij është emëruar Emirian Bafti, gjithashtu pjesë e strukturave të Bashkisë së Durrësit.

“Të nderuar banorë të Njësisë Administrative Ishëm! Nga sot nuk do të jem më Administrator i kësaj Njesie! Shumë mirënjohje dhe rrespekt për  këdo  që pata rastin të punoj   dhe bashkëpunoj  sidomos në 2 periudhat më të vështira që kaloi Ishmi, termetin e Nëntorit 2019 dhe periudha e pandemisë covid19 ,ku besoj që ja dolëm me sukses. Ndjesë për këdo që padashur mund ta kem lënduar dhe shumë rrespekt per te gjithë banorët që për 21 vite në Ishëm  pata mundësinë ti shërbej  dhe ti njoh nga afër. Gjithashtu i uroj punë të mbarë Administratorit te ri Emirian Bafti, me të cilin kemi punuar dhe kaluar sëbashku  të gjitha vështirësitë  e lartëpermendura, dhe jam i bindur që Emirjani ka ekperiencën e duhur për ta manaxhuar dhe drejtuar më së miri  Njesinë Administrative Ishëm. Faleminderit!”, shkruan Kadri Gjyli në rrjete sociale.

Ndërkohë ditën e djeshme, kanë dorëzuar dorëheqjen pranë kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, dhe 4 krerët e njësive administrative Sukth, Manëz, Rrashbull dhe Katund i Ri. Dorëheqjet e tyre janë firmosur nga kryetarja e bashkisë ndërsa këto dorëheqje janë pjesë e valës së shkarkimeve nga veriu në jug si pjesë e reformimit në total të strukturave vendore.