Ballina Lifestyle Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për...

Barack Obama rrëfen sfidat në martesë: Ishte një periudhë e vështirë për mua dhe Michelle

49
0

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka folur hapur për vështirësitë që ai dhe bashkëshortja e tij Michelle përjetuan pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, duke habitur publikun me sinqeritetin e tij. Gjatë një bisede në ‘O2 Arena’ të Londrës, Obama pranoi se marrëdhënia e tyre kishte kaluar nëpër një periudhë të tensionuar.

“Po dilja nga ajo gropë në të cilën rashë me Michelle-n,” u shpreh ai, duke shtuar se gjërat janë stabilizuar dhe martesa e tyre sot është më e fortë se kurrë. Ai shpjegoi se pesha e presidencës pati ndikim të madh në jetën e tyre private, dhe se pas përfundimit të mandatit, iu desh të punonte shumë për të rigjetur balancën me Michelle-n.

Këto deklarata vijnë pas spekulimeve në media për një krizë martesore, të cilat u nxitën nga mungesa e Michelle në disa evente publike. Megjithatë, ish-zonja e parë i ka mohuar kategorikisht këto thashetheme, duke sqaruar se tërheqja e saj nga jeta publike ishte një vendim personal.

“Nëse do të kishte probleme serioze, unë do të isha e para që do ta thosha,” tha ajo në një podcast.

Pavarësisht sfidave, çifti Obama, të martuar që nga viti 1992, vazhdojnë të jenë një shembull i qëndrueshmërisë në çift. Michelle së fundmi publikoi një mesazh prekës për Barack-un, duke e cilësuar si një partner të palëkundur në çdo fazë të jetës së tyre.