Ballina Lifestyle Vëllai i Gjestit ndërron jetë në aksident me motor

Vëllai i Gjestit ndërron jetë në aksident me motor

34
0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur së fundmi në afërsi të fshatit Qungur, në komunën e Pejës, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe një tjetër është plagosur rëndë. Viktima dyshohet të jetë Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur nga Peja, Gjesti.

Sipas burimeve nga fshati Treboviq, ku edhe jeton familja e viktimës, Eldioni ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes si pasojë e përplasjes së rëndë. Po ashtu, është raportuar se një tjetër banor i fshatit është lënduar rëndë dhe aktualisht ndodhet në trajtim në spitalin e Pejës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa familja Kelmendi nga Pavlani po përballet me një humbje të madhe. Banorët e zonës kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe kanë kërkuar që të zbardhen sa më parë rrethanat e aksidentit.

Policia ende nuk ka dhënë një komunikatë zyrtare për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimet janë në vazhdim.