Ballina Aktualitet Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti...

Si ka përfunduar profesori i famshëm italian në burgun e Fierit: Incidenti që mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare

21
0

Një profesor italian edhe me famë ndërkombëtare po mbahet prej dy muajsh në burgun e Fierit për shkak të një aksidenti në datën 8 gusht në rrugën Levan – Fier, raportojnë mediat italiane.

Ai është Michele D’Angelo, 44 vjeç, profesor biologjie në Universitetin e Aquila-s, njëherësh dhe një shkencëtar i famshëm global.

Kjo ka sjellë reagimin e një grupi deputetësh italianë, ku njëri prej tyre i është ankuar presidentit Bajram Begaj. Më saktë, deputeti Luciano D’Alfonso ka kontaktuar personalisht kreun e shtetit shqiptar që të ndërhyjë për kthimin e profesorit në Itali, një gjë që e kërkojnë dhe kolegët e tij universitarë.

Incidenti që ka ndodhur në 8 gusht ka përfshirë makinën e profesorit dhe një Mercedez të shtetasit shqiptar E.S që dyshohet sipas medias italiane se ka humbur kontrollin e makinës, ndërkohë që i jepte me shpejtësi.

Sipas dëshmitarëve afër profesorit, ai po ecte me 40 km në orë dhe u gjend përballë një makine tjetër që ecte me shpejtësi dhe nuk mund ta shmangte.

Autoritetet shqiptare e kanë akuzuar profesorin italian për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe “braktisje të mjetit”.

Mediat italiane i bëjnë jehonë rastit duke thënë se mund të kthehet në një çështje ndërkombëtare.