Ballina Ekonomia 10 mijë koshere, bletërritësit e Librazhdit prodhojnë sasinë më të madhe të...

10 mijë koshere, bletërritësit e Librazhdit prodhojnë sasinë më të madhe të mjaltit në vend

0
53

Rreth 200 bletërritës kanë marrë pjesë në panairin e Mjaltit në Librazhd i cili organizohet për të 8 vit me radhë.

Janë rreth 10 mijë koshere në të gjithë bashkinë e Librazhdit duke e bërë këtë zonë një nga prodhuesit më të mëdhenj të mjaltit në vend.

Duke nisur nga parku kombëtar i Shebenikut e deri në Sopot, zona është e pasur me bimësi, çka i siguron bletës ushqim të pastër e për pasojë një mjaltë cilësor.

Tradita e këtij panairi ka ndihmuar bletërritësit të krijojë klientë të qëndrueshëm nga e gjithë Shqipëria dhe të promovojnë, jo vetëm mjaltin, por të gjithë prodhimet e tyre bujqësore dhe traditën artizanale.