Ura më e lartë dhe më mbresëlënëse në botë, e ndërtuar në provincën Guizhou të Kinës jugperëndimore, u hap për trafik këtë të diel.
Ndërtimi i saj, i cili u zhvillua mbi një kanion, zgjati tre vjet. Ura ngrihet 625 metra mbi lumin Beipan dhe është pothuajse nëntë herë më e lartë se Ura Golden Gate e San Franciscos.
Vitet e fundit, Guizhou, një nga provincat më pak të zhvilluara të Kinës, ka ndërtuar mbi 30,000 ura.