Ballina Kronika “Jam nga Vlora, nuk pyes për njeri unë” – Biznesmeni italian u...

“Jam nga Vlora, nuk pyes për njeri unë” – Biznesmeni italian u vra në Tepelenë për shkak të dritave të makinës?

49
0

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për vrasjen e biznesmenit italian, Edoardo Sarchi.

Përmes disa kamerave të bizneseve që ushtrojnë aktivitet tregtar buzë rrugës, policia e Gjirokastrës ka arritur të zbardhë emrin e personit të dyshuar për këtë ngjarje, por emri i tij ende nuk është bërë publik.

Prezencën e këtij personi me origjinë nga Vlora e ka dëshmuar dhe dëshmitari kryesor, Gazmend Braçi, shok dhe ortak me viktimën Edoardo Sarchi. Sipas dëshmisë së Braçit, ata së bashku me shtetasin italian dhe babain e tyre, ishin duke lëvizur me makinat e tyre në zonën e Salarisë, pasi në fundjavë kishin parashikuar një guidë gjuetie.

“…në ecje e sipër një automjet tjetër që lëvizte gjatë orëve të natës në rrugë, ka filluar të na i bëjë me drita të gjata duke na sjellë shqetësim. Ky persona na ka parakaluar më pas, duke na ofenduar rëndë. Jemi sharë me të, por ai na tha emrin e tij të cilin nuk e fiksuam dot, duke na u drejtuar me fjalët “…jam filani (na tregoi emrin) jam nga Vlora, nuk pyes për njeri…”-ka treguar Gazmend Braçi në policinë e Gjirokastrës.

Më tej ky person nga Vlora, ka vijuar rrugës duke zbritur për poshtë shpatit të malit. Ndërsa personat e tjerë që kishin dalë për gjah, kanë vijuar në ngjitje. Por njërës prej makinave i ka mbaruar karburanti dhe ata kanë qëndruar në mes të rrugës, duke dalë jashtë mjeteve dhe po qëndronin aty.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar de Gazmend Braçi ka marrë në telefon një person tjetër për të sjellë naftë. Ndërsa qëndronin aty në rrugë, tre të shtëna me armë kanë ardhur nga poshtë rrugës, ku një nga plumbat ka prekur shtetasin italian, ndërsa një tjetër njërën nga gomat e makinës.

Gazmend Braçi, ka telefonuar vëllain e tij, Danjel Braçin, që të vinte nga Vlora në drejtim të Selenicës, pasi i kishin gjuajtur me armë zjarri.

Danjeli, nuk ka qënë fare në vendin e ngjarjes kur kanë ndodhur të shtënat por ndodhej në Vlorë. Në Selenicë, ai ka shkuar vetëm pasi është telefonuar nga vëllai i tij, Gazmendi.

Policia ka sekuestruar disa pamje filmike të karburanteve në Tepelenë që tregojnë se Danjel Braçi, lëviz në mesnatë duke shkuar në vendgjarje.

Aktualisht kjo ngjarje e rëndë është duke u hetuar nga një grup oficerash të Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit dhe dy prokurorë të Gjirokastrës.

Ndërkohë ditën e djeshme prokuroria ka administruar në dosjen hetimore dhe aktin e ekspertimit mjeko-ligjor të përpiluar nga tre ekspertë, të cilët kanë dalë në konkluzjonin se shkak i vdekjes së italianit Edoardi Sarchi, ka qënë hemoragjia e gjakut, pasi plumbi i ka këputur arterien kryesore të këmbës, duke sjellë gjakderdhje të menjëhershme.

Nga ana tjetër përgjatë ditës së djeshme disa oficerë policie kanë kontrolluar zonën me aparat metal kërkues, me shpresën e gjetjes së gozhojave të armës.

Ky proces ka sjellë vështirësi për shkak se anëtarët e grupit të hetimit por edhe vetë dëshmitarët nuk kanë qënë në gjëndje të përcaktojnë vendin e saktë nga është qëlluar me armë në drejtim të tyre.