Ballina Politika Deklarata “bombastike “ e këshilltarit politik të George Soros: Edi Rama dhe...

Deklarata “bombastike “ e këshilltarit politik të George Soros: Edi Rama dhe gjysma e qeverisë janë njerëzit tanë dhe..

68
0

Lufta e presidentit amerikan, Donald Trump me miliarderin George Soros po krijon tërmet politik edhe në Shqipëri. Ndërsa Trump ka intensifikuar sulmet ndaj Soros dhe organizatave të tij, duke i akuzuar për mbështetje të terrorizmit të majtë dhe dhunës politike, një deklaratë e vitit 2016 hedh dritë mbi influencën e tij të gjatë në qeverinë shqiptare. Gazeta “SOT” nxjerr në dritë një dëshmi nga një prej njerëzve më të besuar të George Soros, i cili pranon se Rama është njeriu i tij, bashkë me gjysmën e ministrave. Bëhet fjalë për Jonas Rolett. Ai ka qenë këshilltar i Soros si dhe drejtor rajonal i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Evropën Jugore e Qendrore.

Cari Tuna, bashkëthemelues i portalit “Good Ventures”, ka zhvilluar një bisedë me Rolett dhe ai i ka rrëfyer mbi ndikimin e Soros në Shqipëri. Tuna ka publikuar pjesë nga dëshmia e tij në portalin “Good Ventures” dhe aty ka fakte nga më të pabesueshmet. Ai tregon se Rama ka qenë anëtar bordi i fondacionit në Shqipëri. “Fondacioni Shoqëria e Hapur ka punuar në Shqipëri prej 22 vjetësh. Kohët e fundit ka nisur një iniciativë të re për rritjen e kapaciteteve të qeverisë. SOROS ka një marrëdhënie të gjatë me shumë anëtarë të qeverisë së re. Kryeministri është një ish-anëtar bordi drejtues i SOROS në Tiranë dhe rreth gjysma e kabinetit të tij ka punuar me SOROS si marrës grantesh, partnerë, marrës bursash, apo aktivistë të iniciativave të fondacionit”, ka thënë ai.