Ballina Politika PD ka ngritur grup pune, por Shehaj thotë se nuk kanë zhvilluar...

PD ka ngritur grup pune, por Shehaj thotë se nuk kanë zhvilluar negociata për kandidatin. Kushti që mund të ‘pengoj’ marrëveshjen me demokratët

36
0

Ndonëse Partia Demokratike ka ngritur një grup pune për të diskutuar me forcat e tjera opozitare për të gjetur emrin e kadidatit për Tiranën, kryetari i paertisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar se nuk kanë zhvilluar ende negociata me PD.

Në një konferencë për mediat, Shehaj ka qenë i prerë se nuk do të ketë asnjë bisedim me PD-në, nëse paraprakisht nuk merret një vendim që kandidati opozitar të jetë jashtë politikës, i pakorruptuar dhe përbashkues për të gjitha partitë opozitare.

“Nëse PD na thërret në negociata për të parë emrat që ata kanë përzgjedhur, kjo është totalisht kundër asaj që besojmë. Nuk do të ulemi në negociata nëse nuk është vendosur më parë që kandidati të jetë jashtë politikës”, u shpreh Shehaj.

Por kushti i Shehajt mund të jetë një paralajmërim se mes dy palëve nuk do të ketë një marrëveshje për të garuar me kandidatin e njëjtë. Kjo për faktin se përfaqësues të PD janë shprehur publikisht se një kandidat politik është një nga tiparet që do të duhet të ketë emri për kryebashkiak.

Megjithatë mbetet për t’u parë se sa do të binë në konsensus forcat opozitare edhe me emrat e PD që Berisha tha se janë disa por që deri tani asnjë emër nuk është bërë publik.