Ballina Kronika Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të...

Shpërthim i fuqishëm në Fushë-Krujë, hidhet në erë makina e administratorit të njësisë administrative

30
0

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur vonë në mbrëmjen zonën e Fushë-Krujës, pasi një mjet i parkuar është hedhur në erë me eksploziv.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një restoranti në qytet, ku automjeti i tipit Range Rover, me targë KR 8778 A, në pronësi të administratorit të njësisë administrative të Fushë-Krujës, Ilir Loci, është shkatërruar thuajse plotësisht.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se lënda shpërthyese është vendosur ose hedhur nga një rrugicë anësore pranë lokalit ku mjeti ndodhej i parkuar.

Shpërthimi ka qenë kaq i fuqishëm sa është dëgjuar në gjithë zonën përreth, duke shkaktuar panik te banorët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por përveç makinës së administratorit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë saj.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe zona është rrethuar. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, si dhe për të identifikuar autorët dhe motivet e mundshme të këtij sulmi të rëndë.