Ballina Politika Bardhi shpall kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës

Bardhi shpall kandidatin e opozitës për bashkinë e Tiranës

160
0

Edhe pse grupi negociator në PD përbëhet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti, kandidatin e PD për Bashkinë e Tiranës e ka shpallur mbrëmë Gazment Bardhi. I ftuar në studion e TVSH, Bardhi njoftoi se opozita ka përzgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet në Tiranë, duke theksuar se ai nuk është zyrtar i Partisë Demokratike.

Ai shtoi se pret që Presidenti Bajram Begaj të firmosë dekretin për shpalljen e zgjedhjeve në kryeqytet, duke kujtuar se precedentët e mëparshëm të Presidentit janë të tillë që e lejojnë këtë veprim. Bardhi përmendi rastin e dekretimit të ministres virtuale ‘Diella’, të cilin e cilësoi si shkelje të Kushtetutës.

I pyetur se çfarë do të bëjë nëse Presidenti nuk firmos dekretin për zgjedhjet në Tiranë, Bardhi u përgjigj me ironi: “Do ta përshëndes Presidentin.”