Legjenda e futbollit, Rio Ferdinand, ishte i befasuar nga paraqitja e Galatasarayt ndaj Liverpoolit mbrëmë në UEFA Champions League.
Ferdinand tha se tani po e kupton arsyen pse Jose Mourinho u largua nga Fenerbahce.
“E kuptova pse Jose Mourinho iku nga Turqia, kur pashë Galatasarayn dhe tifozët e tyre.
Ata e shtypën Liverpoolin në fushë, Jose nuk do kishte asnjë shans ndaj tyre”, u shpreh Ferdinand për BT Sports.
Jose ishte trajner i Fenerbahces dhe në tri ndeshje kundër Galatas, humbi dy dhe barazoi një.
Liverpooli u mposht minimalisht 1:0 në Turqi, me golin e shënuar nga sulmuesi, Victor Osimhen.