Ballina Politika Organi zyrtari i propagandës së Putinit ekzaltohet me talljen që i bëri...

Organi zyrtari i propagandës së Putinit ekzaltohet me talljen që i bëri Rama Trump

55
0
Screenshot

Gafa e rëndë diplomatike e Edi Ramës, i cili tallet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, gjatë bisedës me presidentin francez Macron dhe atë të Azerbajxhanit, Aliev, teksa i thotë, “nuk na ke uruar për paqen që kemi arritur mes nesh”, duke ironizuar kështu lapsuset e Trump në konferencat për shtyp ka gezuar edhe organin zyrtar të propagandës së Putinit, Russia Today.

Media ruse ka publikuar në rrjetin X talljen e Ramës me përshkrimin përkatës të bisedës.

Postimi i Russia Today:

Kryeministri shqiptar bën shaka për pretendimin e Trump se ai i dha fund luftës midis ‘Azerbajxhanit dhe Shqipërisë’

‘Duhet të na kërkoni falje,’ i thotë Rama Macronit

‘Sepse nuk na përgëzuat për marrëveshjen e paqes që Presidenti Trump bëri midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit’