Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi është shprehur e KQZ ka si detyrim ligjor të zbarojë dekretin e presidentit dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve për 6 bashkitë vendore.
“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizmin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është presidenti sipas një procedure të përcaktuar.
LKQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra eKZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e farë te lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e presidentit apo të Këshillit të Ministrave.
KQZ është në detyrimin kushtetues he ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkisë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha Celibashi.
Ndër të tjera, Celibashi bëri me dije se fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja.