Ballina Aktualitet Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e Bankers pas zbulimeve për...

Prokuroria e Fierit i përcjell SPAK dosjen e Bankers pas zbulimeve për lidhje të zyrtarëve të lartë dhe dëm ekonomik milionësh

27
0

Prokuroria e Fierit shpall moskompetencën dhe i përcjell SPAK dosjen e kompanisë Bankers.

Lajmi konfirmohet për VNA nga burime të besuara në prokurorinë e Fierit. Nga burimet mësohet se në kuadër të hetimeve janë zbuluar lidhje të zyrtarëve të lartë dhe implikim të tyre në këtë çështje, të cilët kanë kompetencë e SPAK për t’u hetuar.

Nga hetimet e deritanishme janë zbuluar shkelje të rënda dhe abuzime nga drejtues dhe ish-drejtues të kompanisë që i kanë shkaktuar shtetit miliona euro dëme. Për këtë arsye prokuroria firmosi 14 masa sigurie, disa prej të cilave arrest në burg.

Bankers Petroleum i detyrohet shtetit shqiptar 240 milionë euro.  Përtej borxhit të papaguar, ajo që u zbulua është një rrjet i gjerë bashkëpunimi i fshehtë, favorizimesh të paligjshme dhe kapje të institucioneve, që kanë lejuar Bankers të operojë pa ndëshkim ndër vite.