Një 60-vjeçar ka humbur jetën duke ecur në lagjen 18, në afërsi të terminalit të autobusëve. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se 60-vjeçari po kalonte në vijat e bardha kur është rrëzuar pa ndjenja.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por nuk ka mundur dot t’i japë ndihmë pasi 60-vjeçari u konstatua i pajetë.
Dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe natyrale.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.