Ballina Kronika Kreu dy vjedhje brenda 2 muajve, arrestohet 43-vjeçari egjiptian në Krujë

Kreu dy vjedhje brenda 2 muajve, arrestohet 43-vjeçari egjiptian në Krujë

35
0

Një 43-vjeçar egjiptian ka rënë në prangat e policisë së Krujës për vjedhje.

Egjiptiani rezulton se më 20 shtator ka vjedhur një shumë parash në një lokal në Nikël. Një vjedhje e kapur edhe nga kamerat e sigurisë, kur ai del nga një prej dritareve të lokalit.

Ndërkohë vjedhjen tjetër e ka kryer në fshatin Qerekë, më 3 tetor ku ka vjedhur vegla pune në një magazinë.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të ndodhura gjatë 2 muajve të fundit në Krujë.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Krujë, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera, pas administrimit të kallëzimeve të bëra nga dy shtetas për vjedhjen e një lokali dhe të një magazine, organizuan punën me qëllim kapjen e autorit dhe dokumentimin e rasteve.

Si rezultat i një pune të organizuar dhe në bazë të këqyrjes së pamjeve filmike, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dy vjedhjeve, shtetasi egjiptian M. Sh., 43 vjeç, banues në Nikël.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:

• më datë 20.09.2025, ka vjedhur me thyerje një shumë parash në një lokal në Nikël;
• më datë 03.10.2025, ka vjedhur vegla pune në një magazinë në fshatin Qerekë.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 43-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.