Ballina Europë Stuhia ‘Amy’ godet vendin/ Erërat e forta mbërthejnë provincat, raportohen dy viktima

Stuhia ‘Amy’ godet vendin/ Erërat e forta mbërthejnë provincat, raportohen dy viktima

37
0

Një burrë 48-vjeçar u mbyt në qytetin perëndimor francez të Etretat të dielën dhe një burrë tjetër humbi jetën në një aksident me makinë për shkak të erërave të forta që shoqëruan stuhinë Amy, thanë autoritetet lokale.

48-vjeçari kishte shkuar për të notuar në mëngjes, por u rrëmbye nga valët për shkak të kushteve të këqija të motit dhe nuk mundi të shpëtohej, sipas shërbimit të zjarrfikësve. Në Francën veriore, një shofer 25-vjeçar humbi jetën dhe pasagjeri i tij u plagos rëndë kur një pemë ra mbi të.

Pesë provincat veriore të Francës, si dhe ajo e Seine-Maritime, janë vendosur në alarm portokalli që nga pasditja e sotme për shkak të stuhisë Amy, e cila goditi Britaninë dhe Irlandën ditët e fundit, duke lënë pas një të vdekur.

Rreth 5,000 familje mbetën pa energji elektrike në rajonin e Normandisë këtë mëngjes. Energjia elektrike u rikthye në 3,000 prej tyre deri në mesditë, por në pasdite erërat u intensifikuan dhe shkaktuan ndërprerje të mëtejshme.

Autoritetet po u bëjnë thirrje shoferëve në autostrada të ulin shpejtësinë. Stuhia pritet të ndalojë sonte, sipas shërbimit meteorologjik Météo-France.