Ballina Sport Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores

Real Madrid merr dy lajme dëmtimesh pas fitores

27
0

Xabi Alonso mori lajme të këqija pas fitores 3-1 ndaj Villarreal-it në “Santiago Bernabeu”, aty ku mbrëmë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Dy lojtarë të Los Blancos, Kylian Mbappe dhe Franco Mastantuono, pësuan dëmtime, shkalla e të cilave ende nuk dihet me siguri të plotë.

“Kylian kishte shqetësime në kyçin e këmbës dhe do ta ndjekim me kujdes.

Franco ndien ngarkesë muskulare në kofshë, por të dy do të luajnë me kombëtaret”.