Blerjet online janë kthyer në një trend vitet e fundit duke u rritur nga viti në vit.
Sipas të dhënave të INSTAT, femrat janë më shumë të orientuara drejt blerjeve të veshjeve dhe aksesorët, ndërsa burrat tek pajisjet elektronike.
Blerjet online po gjejnë shtrirje mjaft të gjerë në popullatë.
“Po blej rroba, pajisje shkollore, shumë gjëra, por kryesisht këto”, shprehet një vajzë.
Sipas një raporti të institutit të statistikave, në internet vajzat bëjnë më shumë blerje për veshje dhe pajisje sportive, 55,4 % e grave kundrejt 44,6 % të burrave.
Ndërsa përsa i përket meshkujve, referuar të dhënave të INSTAT, blerjet në internet janë kryesisht për kompjutera e pajisje të tjera elektronike.
Konkretisht 50,2 % kanë preferencë të bëjnë blerje për pajisje elektronike, kundrejt 49.8 të grave.
Përgjatë vitit 2024, 42.4% e popullsisë së grup-moshës 16-74 vjeç kryen blerje online, më një rritje prej 4 përqind krahasuar me 2023.
Statistikat tregojnë një rritje të ndjeshme në përdorimin e internetit për blerje online nga shqiptarët, ku listën e kryesojnë kategoritë rroba, këpucë dhe aksesorë, të cilat përgjatë vitit 2024 përbëjnë 90.3% të blerjeve online, krahasuar me 88,8 që ishte në vitin 2023.