Administrata tatimore njofton se ka identifikuar një subjekt me aktivitet si bar-restorant në qytetin e Divjakës i cili nuk deklaronte të ardhurat reale.
Vetëm për dy muaj aktivitet thuhet në njoftimin e tatimeve, subjekti nuk deklaroi 260 mijë euro të ardhura.
Kjo shifër është zbuluar pas analizimit të të dhënave kompjuterike, pasi subjekti ishte klasifikuar me risk për shkak të mospërputhjes së deklarimit të të ardhurave.
Më pas nga inspektimi në terren është konstatuar se ky subjekt kishte mallra pa faturë tatimore, nuk lëshonte fatura si dhe kishte punonjës të padeklaruar.
“Rastet që zbulohen në terren, nga Administrata Tatimore, janë dëshmi se vendosmëria për të siguruar barazi tatimore dhe konkurrencë të ndershme për çdo biznes është reale dhe e pandalshme”, thuhet në njoftim.