Ballina Sport Teuta fiton ndaj Bylis, 3 pikë për durrsakët

Teuta fiton ndaj Bylis, 3 pikë për durrsakët

26
0

Këtë të dielë u zhvilluan dy ndeshjet e fundit të javës së gjashtë të Superiores.

Teuta fitoi 1-0 ndaj Bylisit, në takimin e mbajtur në “Niko Dovana”.
Në pjesën e parë rastet ishin me pikatore, me skuadrat që shkuan në barazim në dhomat e zhveshjes.

Në të 63-tën, një autogol i solli epërsinë durrsakëve, pas një devijimi të goditjes të Votlait. Teuta është në vendin e katërt, Bylis është në vendin e shtatë. Gjatë ditës, Egnatia mundi 0-1 Vorën.