Ballina Kronika Shtatë ditë pritje për të vrarë ‘Malokun’, ‘…Me shpresë tek Zoti ndoshta...

Shtatë ditë pritje për të vrarë ‘Malokun’, ‘…Me shpresë tek Zoti ndoshta e vrasim, ja ngecim Bamit…

116
0

Nga Elton Qyno 

Shtatë ditë me rradhë pritje, i është dashur grupit të Astrit Avdylit, të cilët kanë pritur në netët e ftohta të Janarit 2021, me qëllim vrasjen e Edmir Koçit alias Bregut.

Koçi, thirej nga anëtarët e grupit me nofkën “Maloku” për shkak të origjinës së tij nga Kukësi. Dy njerëzit që janë armatosur dhe paguar nga Aldo dhe Astrit Avdyli, janë Alfred Doka me nofkën “Fonsi” dhe Ermir Dedja.

Aq shumë kanë pritur sa në një moment teksa Aldo Avdyli bisedon në “Sky” me Ermir Dedja, ky i fundit i dërgon një foto në “Sky” ku shfaqet Alfred Doka, duke i thënë: “…po dredh zinxhirin xhaxhi “Fonsi”.

Doka dhe Dedja, ishin pozicionuar në një banesë të marë me qira në Durrës, duke qëndruar aty deri në ardhjen e objektivit.

Pritjes së tyre thuajse çdo natë, po i shuhej durimi pasi objektivi i tyre Edmir Koçi alias “Maloku”, nuk po shfaqej në terren, pikërisht në vendin ku ata e prisnin para shtëpisë.

Teksa gjuajtësit në terren vijojnë të presin e presin, Elidon alias Aldo Avdyli bisedon me Arben Mërkurin alias “Manecin”, që pas kryerjes së krimit vrasjen duhet t’ia ngecnin Bamit, që sipas tyre: ”…gjasme sikur Bami ka marrë hakun e vet.

Në dosjen e SPAK pasqyrohet një intesistet i madh komunikimesh në aplikacionin “Sky”, ku rreth orës 19:01, Ermir Dedja, e ka pyetur Elidonin se çfarë bëhej dhe i ka dërguar fotografinë e Alfred Dokut, duke u ngrohur pranë një furnelle. Ndërkohë në orën 19:45, Ermiri, e ka informuar Elidonin se do të qëndronin në bazë (shtëpi me qira) deri në orën 21:00 dhe pastaj do të lëviznin.

Ermir Dedja: Hë kapo, ça bohet si po ma kalon. Ja ku e ke Foncin, duke u ngrof…hahaha…ok kapo kuptoj. Hë byrazer, ça po bon, deri 9 po rrimë ne e kapo e po lëvizim pastaj, ok byrazer…”.

Në datën 23 nëntor 2020, në orën 13:08 Elidon Avdyli ka pyetur Arben Mërkurin nëse kishte ndonjë te re nga “…djali i atij…”. Në orën 17:40, pasi është pyetur përsëri nga Elidon Avdyli, Arben Mërkuri ka shkruajtur Elidonit që t’i lejë njerëzit në pritje.

Ndërkohë Elidon Avdyli ka biseduar edhe me Ermir Dedjan i cili e ka pyetur Elidonin nëse kishin dalë “ata”, duke iu referuar njerëzve që do të lokalizojnë Edmir Bregun.

Elidon Avdyli: “…Ai çuni atij, ça thotë?. Kena nai haber, O Zot pra. Bobi. Ti e ke në dorë tabi e vlla. Ne ka Lenti po u bo gjo me thuj. Direkt t’fala boj çunave e vlla…”.

Arben Mërkuri: Ok.

Ermir Dedja i shkruan Elidon Avdylit: “…ça po bo o vlla, akoma skanë dalë ata?

Elidon Avdyli: O do ça bohet e vlla. Fol i her. Ca bohet.

Arben Mërkuri: “…O dak lej aty të presin…”.

Elidon Avdyli: Po aty janë vlla. Vetëm shkruaj kodet tanë atyre. Ishalla u Zot kemi fat….

Ndërkohë në datën 23 nëntor 2020, në orën 19:16, Elidon Avdyli ka biseduar edhe me Enea Kumen, të cilit i ka thënë se njerëzit janë te baza, por ka dyshime se njerëzit që janë në terren, nuk rrinë mirë pasi personi që duan të lokalizojnë, sipas Elidonit, para tre ditësh është parë.

Elidon Avdyli: Po ka qen pardje e dak. Po këto s’besoj se e rujn mirë. Se s’ka mundësi. E bëjnë gja, tanë venin kontroll. Aty janë ato, ke baza e vetë. Ishalla mo, ai srri pa shkuar aty.

Në orën 19:52, Ermir Dedja njofton Elidon Avdylin se po ndërrojnë teshat dhe po largohen nga baza.

Ermir Dedja: “…Kapo avash avash po bohena gati ne të ndrrona bobi, po re p…. motrës vlla, shum fat kurve, paska, putana, po levizim kapo…”.

Në datën 24 nëntor 2020, në orën 13:09, pasi flasin fillimisht për “Lentin” duke iu referuar Plaurent Dervishit, Elidon Avdyli dhe Arben Mërkuri, bisedojnë në lidhje me “Malokon” alias Edmir Bregun.

Elidoni i shkruan Arbenit se me shpresë te Zoti sot do të vrasin “Malokun” dhe ja ngecin vrasjen Bamit, (Durim Bamit), gjasme sikur Bami ka marrë hakun e vetë, pasi “Maloku” rri me Martinin…”.

Elidon Avdyli: Dak, ça je tu bo e vlla. Më thanë, Lenti para 2 ditëve e dak, ka dalë ke “Pranvera” në këmbë. Do bo kujdes e dak, e to bo e mos ti gjejm shpinë. E t’ja prishim….duhet të mençëm e dak. I dalim 2-3 grupe përnjëherë. Ne o Zot marojmë Malokun Sot. Ja ngecim ne Bamit, sepse “Maloku” rrika me Visin. Gja ka mor hakun e vet…”.

Te njëjtën bisedë Elidon Avdyli e ka bërë në orën 14:09, edhe me Enea Kumen, vëllain e deputetit të PS, Loer Kume, duke i shkruajtur:

“…Lenti paska ardh ka dal ke pranvera pardje, Po shum burime. E dak. Po e dak 2 ne Rrumi ne Miri. Edin. Ktu ka qen… Ishalla po bohet Malo. Thuj.”

Në orën 13:08, Ermir Dedja ka biseduar me Elidon Avdylin dhe platforma Sky EÇ ka ruajtur vetëm mesazhet e dërguara nga Ermiri, i cili midis të tjerave ka shkruajtur “…dhe ne robt do ti q…., kush do me na vra do i vrasim…”.

Në orën 19:53 Arben Mërkuri e njofton Elidon Avdylin se dhe për atë ditë nuk kishin mundur ta lokalizonin Edmir Bregun edhe pse ja kishin bërë “izmetin”.

Elidoni i është përgjigjur se njerëzit te baza ishin mërzitur dhe sipas kontekstit të bisedës, do t’i blejë njërit prej njerëzve të tij i identifikuar me emrin “Keli”, një telefon Sky ECC, për ta vendosur në vëzhgim pa ndërprerje në një vend që nuk identifikohet.

Ky fakt identifikohet edhe nga biseda që Elidoni ka zhvilluar në orën 21:54, me Arben Manecin alias Mërkurin.

Arben Mërkuri: “…O dak asnji gjo edhe sonte.

Elidon Avdyli: “…Ok e vllai im po i them të levizin ata. (Po i them të lëvizin ata).Po na e shpifen sot. Ishalla e kapin nesër atë e vlla…”.

Arben Mërkuri: “…Ishalla, ne izmetin po ja bëjm…”.

Elidon Avdyli: “…Ishalla e vëlla, O zot, i doli shpirti atyne tu nejt shpi…. Po i blej një telefon njërit. Nesër ta lejm aty, konstant. Vetëm ta marojm…”.

Elidon Avdyli ka biseduar në të njëjtën kohë edhe me Ermir Dedjan dhe në mesazhet e Ermirit rezulton se ky i fundit i ka shkruajtur Elidonit se po bëhen gati të dalin.

Ermiri shkruan se (personi që kërkojnë Edmir Bregu) ua ka nxirë dhe ka shprehur shqetësimin se mund ta ketë kuptuar që po kërkohet pasi kanë shtatë ditë në terren. Pas disa minutash Ermiri i ka shkruajtur përsëri Elidon Avdylit, duke i thënë se kishte shkuar të hante bërxolla, por kishin mbaruar dhe se bërxollat do fillojnë, pasi të vrasim “Malokun”, duke iu rreferuar Edmir Bregut.

Ermir Dedja: Hë kapo, ça po bon?. Të fillojmë të bohena gati avash avash? Eee ja q…ropt ku i ka se na e nxiu. Po p… motre fare, që po ruhet kushedi e kapi apo jo. Se mos e ka kuptur ky e dak…po si ka mundësi 7 ditë rrjesht p… samës?. Jo e kapo ça thu ti kena 7 ditë në  terren ne. Po e kuptoj, hajt ishalla o zot.

Edmir Dedja: “…ha ja q… ropt kanë maru bërxollat. Pa përcëllu i her “Malokun”, s’ka bërxolla pastaj fillojnë bërxollat, tashi vetëm makarona. O Zot e kapo, si thotë “skavo alias Maneci” pilaf me bërxolla derri. Edhe ajo kuçka e vogël ke lokali, kapo osht kardashiani i vogël, atë duhet me llapit…. ha ja q… ropt s’po del pra “Maloku”. E kam gjetë bazën pikante, anej nëpër male, shpia me oxhak…”.

Kjo tregon se pas kryerjes së krimit të rëndë të vrasjes së Edmir Malokut, Edmir Dedja, kishte planifikuar largimin e tij në një banese me oxhak në një zonë malore./syri