Reshjet e pazakonta të borës dhe shiut në Himalaje bllokuan qindra njerëz në kampe në shpatet tibetiane pranë malit Everest.
BBC bën të ditur se rreth 350 alpinistë janë evakuuar në një vend të sigurt, ndërsa më shumë se 200 persona të bllokuar janë kontaktuar.
Sipas mediave lokale, rreth 1,000 alpinistë kishin mbetur të bllokuar.
Kjo vjen mes ditëve të motit ekstrem në rajon. Në Nepalin fqinj, të paktën 47 persona kanë vdekur që nga e premtja pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rrëshqitje toke dhe përmbytje.
Ndryshe, mali Everest është një nga xhevahiret e kurorës për alpinistët – por me arritjen e majës më të lartë në botë vijnë edhe rreziqe.
Të dhënat sugjerojnë se ka pasur më shumë se 280 vdekje në mal.
Shumica e këtyre vdekjeve janë nga orteqet ose rëniet. Sëmundja akute malore, me simptoma të marramendjes, të vjellave dhe dhimbjeve të kokës, ka shkaktuar gjithashtu vdekje.