Donatella Versace vlerësoi miqtë e saj të hershëm George Clooney dhe Amal Clooney për “punën e tyre vërtet të mirë”, ndërsa ata ishin organizatorë të Albies 2025 në Londër.
Ajo e quajti këtë ngjarje një nga më frymëzueset e vitit. Duke folur për People, Versace vlerësoi George dhe Amal për përkushtimin e tyre.
“Albies është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit tim. Gjithmonë ndihem shumë e përulur dhe e frymëzuar kur dëgjoj histori të pabesueshme të heronjve të vërtetë. Bota jonë është një vend më i mirë“, tha ajo.
Donatella thekson se frymëzohet nga njerëzit që përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar të tjerët.
“Gjithmonë frymëzohem nga njerëzit që i përdorin platformat e tyre për të mirën e vërtetë dhe ndryshojnë botën. Miqtë e mi të ngushtë, Amal dhe George, janë shembujt më të mirë të kësaj. Ata luftojnë për drejtësi në botën tonë dhe mbrojnë ata që thonë të vërtetën. Jam e nderuar që Versace po e mbështet këtë ngjarje”, tha ajo.
Çmimet Albie mblodhën së bashku aktivistë dhe yje të Hollywoodit, dhe çmimi vë në qendër të vëmendjes individë dhe grupe të guximshme nga e gjithë bota që ia kanë kushtuar jetën e tyre luftës për drejtësi me rrezik të madh. Ndër fituesit e këtij viti janë aktivistja nga Gambia Fatou Baldeh, gazetari nga Guatemala Jose Ruben Zamora, ish-redaktoresha e Washington Post, Mary Barton, filantropistja Melinda French Gates dhe fituesi i çmimit për arritje jetësore, Darren Walker.
George dhe Amal ishin moderatorët e mbrëmjes, dhe Amal tërhoqi vëmendje të veçantë me fustanin e saj ngjyrë kafe të dizenjuar nga Dario Vitale, i cili pasoi Donatella-n si drejtor kreativ i markës në prill të këtij viti.
“Të gjithë dukeshin joshës, por mua më pëlqeu më shumë fustani i Amal. U kënaqa shumë që Meryl Streep dhuroi spontanisht 1.3 milion dollarë. Kjo është ajo që George dhe Amal na frymëzojnë të bëjmë, të jemi njerëzit më të mirë në mbrojtje të njerëzve më të guximshëm në botë”, tha Versace.