Ballina Bota Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, arrestohet autori i dyshuar i krimit

Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, arrestohet autori i dyshuar i krimit

42
0

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një atentati të ndodhur të dielën pasdite në Kolumbi.

Sipas raportimeve të mediave kolumbiane bëhet me dije se viktima është identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane.

Mësohet se vrasësi me pagesë është arrestuar ndërkohë që po arratisej nga vendngjarja me një motor, ndërsa me vete iu gjet edhe arma e krimit.

“Dyshohet se kërkuan vetëm emrin e personit dhe, kur e konfirmuan, kryen aktin”, tha një dëshmitar.

Një grua 77-vjeçare gjithashtu u plagos nga të shtënat dhe u dërgua në spital.