Ballina Politika ZYRTARE/ Florjan Binaj, kandidati i PD për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

ZYRTARE/ Florjan Binaj, kandidati i PD për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë

31
0

Partia Demokratike ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e aktorit të njohur Florjan Binaj për zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Tiranës.

Lajmin e bëri publik kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat nga selia blu. Ai e cilësoi Binajn si një personalitet të artit dhe një mbrojtës të kauzave qytetare.

“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se PD, duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës, informon se grupi i mandatuar do t’u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, komunikatorin e talentuar, zotin Florjan Binaj,” tha Berisha.

Ai shtoi se shpreson që e gjithë opozita të bashkohet rreth kësaj kandidature, duke e konsideruar Binajn si një figurë me reputacion të gjerë dhe të afërt me qytetarët.

“Florjan Binaj është nga ata artistë që konsideron kauzat qytetare si kauzat e tij,” theksoi Berisha, duke kujtuar edhe suksesin e tij ndër vite si pjesë e shfaqjes më të ndjekur televizive në vend.