Ballina Aktualitet Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e autorit para grupit hetimor: E...

Vrau gjyqtarin Astrit Kalaja/ Zbardhet dëshmia e autorit para grupit hetimor: E qëllova unë. Dha vendim në favor të palës tjetër

55
0

Zbardhet dëshmia e parë e Elvis Shkambit, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja. Ngjarja tronditëse ndodhi brenda sallës së gjyqit.

Para grupit hetimor, Shkambi mësohet të ketë pranuar autorësinë e krimit.

“Jam unë autori”, është përgjigjur ai para Policisë. “Gjyqtari dha vendim në favor të palës tjetër”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera ai.

Pas përfundimit të vendimit gjyqtari ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori. Elvis Shkambi ka hapur zjarr edhe ndaj babë e bir të cilët ishin pala kundërshtare në proces. Rakip dhe Ervis Kurtaj kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen te Spitali i Traumës në kujdesin e mjekëve.